Lajmet e fundit
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka folur për gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut dhe procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Dje në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Blakaj, tha se dihen ekzekutorët e intelektualëve të Mitrovicës.
“Në gazetë ishte publikuar edhe skanimi i deklaratës së dhënë të Tepovac, shkrimi i tij në çirilicë, ku mund të lexohej saktë se ai kishte dëshmuar dhe kishte përmendur edhe emrat e kryesve të krimit, respektivisht kishte përmendur Jovica Utviq, si kryrësi kryesor i këtij krimi, pastaj gjithashtu në atë deklaratë është përmendur se dikush nga fshatarët pas kësaj vrasje makabre, kishte lajmëruar policinë në Zubin Potok të cilët kishin ardhur në vend të ngjarjes dhe në vend se të kryenin hetime, ata iu kishin thënë vrasësve, pra atyre që kishin kryer krimin që t’i varrosin këto viktima”, deklaroi Blakaj në Klan Kosova.