Lajmet e fundit
Greqia që është para një vendimi historik(pranimi ose jo i ofertës së Trojkës), sipas Financial Times rrezikohet edhe nga humbja e 30% në secilën depozitë të depozitorëve, Ministri i Financave, Yanis Varoufakis ka mohuar mundësinë që kjo të ndodhë duke marrë për bazë mendimin e kreut të Shoqatës së Bankave të Greqisë, Christos Gortsos.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka kundërshtuar përfundimet në të cilat Financial Times vie në një shkrim, ku thuhet se deri në 30 përqind e depozitave bankare të qytetarëve grek mund të humbasin për të mbështetur sistemin bankar grek.
Në një postim në rrjetin social Twitter, minstri kundërshtoi këtë duke e përdorur si bazë mohimin e kësaj mundësie nga kreu i Shoqatës së Bankave të Greqisë, transmeton Klan Kosova.
Në shkrimin e Financial Times thuhet se nga të gjitha depozitat në vlerë mbi 8.000 euro do të merret një përqindje e caktuar për të stabilizuar sektorin financiar.
Greqia është në krizë të thellë ekonomike që nga “shkrirja e madhe” e vitit 2008, kur sektori financiar global pësoi një prapaecje, pas falimentimit të bankave më të mëdha në Amerikë, përfshirë këtu “Lehman Brothers” dhe të një numri tjerash në gjithë botën.
Greqia dëmtoi t’ia paguajë këstin e radhës FMN-së dhe është duke kërkuar më shumë kohë, me kërcënimin se mund të vendosë të mos e paguajë duke dalë nga Eurozona që do të shkaktonte një tronditje në sistemin financiar evropian.
Për këtë të dielën në Greqi mbahet referendum, ku qytetarët do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër pranimit të ofertës së bërë nga Trojka(Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar).
Borxhi nominal i Greqisë llogaritet të jetë diku rreth 260 miliardë euro.