Lajmet e fundit

Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka përsëritur se nëse në referendum, që po mbahet sot, e diel, populli grek voton pro reformave të ofruar nga huadhënësit ndërkombëtarë të Athinës, ai do të jap dorëheqje.
Në fakt ky është qëndrim i ripërsëritur i Veroufakis.
“Absolutisht që po”.
“Do të jap dorëheqjen nëse votohet në favor të ‘Po’-së, por jam i bindur se shumica nuk do ta votojë këtë alternativë”, ka deklaruar Varoufakis pikërisht kundrejt pyetjes nëse i qëndronte premtimit se do të jepte dorëheqjen nëse rezultati i referendumit është pozitiv, transmeton Top Channel.