Lajmet e fundit

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, ka dalë në konferencë, për të folur lidhur me pakon e Zgjerimit për vitin 2020 si dhe pakon Ekonomike dhe të Investimeve për këtë vit.
Ai në këtë paraqitje më shumë ka folur nga aspekti ekonomik, duke thënë se fqinjësia është prioritet në mënyrë që pas efektit që pati pandemia në ekonomi, të ketë zhvillim, njofton Klan Kosova.
“Fqinjësia është parësore për ta rikuperuar ekonominë për aq sa të mundemi”, është shprehur ai.
“Kemi një plan prej nëntë miliardë euro për këtë”.
Sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se BE do të punojë ngushtë me të gjitha vendet.
“Duhet ta lidhim këtë rajon me Evropën. Korridoret e trasfereve duhet të përfundohen në bazë të standardeve tona. Fusha e dytë që duam ta theksojmë është energjia. Duhet investim në sistemin edukativ, por duhet të investohet në infrastrukturën bazike. Ne jemi të gatshëm që të investojmë në kapitalin human”.
“Jemi të angazhohemi me partneret tanë në Ballkanin Perëndimor. Plani është në afrimin rajonal, pjesëmarrjen, ndikimin rajonal dhe kontributin në këtë pjesë. Vetëm duket intensifikuar bashkëpunimin ekonomik mund të ketë rritje ekonomike”.
Sa për Pakon e Zgjerimit, ai ka thënë se janë dorëzuar të gjitha raportet, duke mos u zgjatur aspak në këtë pjesë.