Nga 50 cent sa ishte më parë tarifa e hyrjes në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të premten pasdite çmimi u dyfishua, duke arritur në 1 euro për çdo orë ose pjesë të saj.
Të paktën për këtë rritje është njoftuar tek pikat përkatëse në hyrje ku kryhen pagesat.
Megjithatë, për këtë shtrenjtim ka ankesa nga ata të cilët kanë familjarët e hospitalizuar apo edhe marrin shërbime mjekësore brenda ditës. Ata thonë se nuk është e përballueshme.
Derisa, çmimet janë rritur, kushte të mjaftueshme nuk ka, meqenëse mungojnë parkingjet brenda oborrit të QKUK-së, ani se për të edhe paguajnë.
Pse erdhi deri tek ky vendim, nuk ka arsye zyrtarisht, ngase zyrtarët e QKUK-së nuk janë përgjigjur gjatë të hënës për televizionin, përkundër që kjo po zbatohet tash e 4 ditë.
Ndiqni detajet përmes kronikës së mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=jQClu6auHiE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.