Lajmet e fundit
Asi francez paraqitjet më të mira i ka ndaj skuadrës nga Camp Nou, ndaj së cilës skuadër ka shënuar dy gola - më shumë se ndaj cilësdo skuadër tjetër.

Raphael Varane edhe një herë tjetër do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Real Madridit në El Clasicon e së shtunës.
Qendërmbrojtësi francez, paraqitjet e të cilit sezonin e shkuar e konfirmuan si një nga liderët e skuadrës, është gati për Barcelonën, ndaj të cilës gjithmonë ka pasur paraqitje të mira.
Ndaj Barçës ai ngritë secilin aspekt të lojës së tij. Në fakt ai ndaj katalanëve ka shënuar më shumë gola se ndaj secilës skuadër tjetër: dy, në Kupën e Spanjës.
Me Varanen si titullar, Benitez synon që të mbrojtja e Realit të jetë si gjatë ndeshjeve të këtij edicioni, deri në atë ndaj Sevillas.
Francezi e ka kuptuar lojën e Barcelonës.
Ai ka qenë instrumental në përballjet e Los Blancos me katalanët duke shkëlqyer në pothuaj secilën përballje me ta.