Lajmet e fundit

Tek gratë të cilat janë të ditura që kanë një cikël hormonal një mujor ku hormonet femërore, progesteroni, estrogjeni kanë lëkundje të vazhdueshme. Pra, kemi gjatë vetëm brenda një muaji tek gratë rritjen maksimale të hormoneve femërore dhe pastaj në qoftë se nuk vjen shtatzënia tek gratë e reja, këto hormone bien përsëri dhe pikërisht kjo lëkundje e natyrshme natyrale që gratë kanë, bënë që ato të jenë prej viktimave të para të një hormoni stresi nga nxehtësia, prandaj dhe çrregullimet hormonale te gratë bëhen akoma dhe më të rënda gjatë verës duke i rritur ato në predispozicionin dhe mundësinë që të preken qoftë nga migrena që e dimë të gjithë që migrena ka një lidhje drejtpërdrejtë me lëkundjet hormonale”, ka thënë Dollenberg.Ajo ka theksuar se temperaturat e larta mund të ndikojnë në përkeqësimin e disa problemeve shëndetësore te gratë, duke përfshirë migrenën, çrregullimet hormonale, rritjen e sheqerit në gjak, tensionin dhe pulsin e zemrës. Sipas doktoreshës, kombinimi i vapës ekstreme me ndryshimet hormonale mund të rrisë edhe rrezikun për marramendje, rënie të tensionit dhe humbje të vetëdijes.