06.01.2017 · përditësuar para 3494 dite1 min lexim
Përkundër se fundvitin e kishim pa fjolla bore, viti i ri ka ardhur me një intensitet befasues të reshjeve të borës.
Madje, sipas parashikimeve të motit e shtuna – dita e shtatë e 2017 – do na prezantojë me temperatura që s’i kemi ndjerë tash e një kohë të gjatë.
Gjatë ditës do të kemi një minus prej 10 gradësh e reshje normale të borës, kurse në mbrëmje minusi do të prekë 25 gradëshin e reshjet do të intensifikohen fort.
Gjithsesi, prezantuesja simpatike e motit në Klan Kosova, Vanesa Batusha, na ka mbajtur optimistë sonte, pasi ajo, “sigurisht nga dashamirësia”, gaboi, duke na dhënë tjera shifra.
Refuzimi i Vanesës për të treguar të ftohtit e acartë që na pret nesër, na lë me një dromcë shpresë se mbase nuk do mërdhimë aq shumë.
Kështu, temperaturat jonormale kanë prodhuar një edicion të motit jonormal edhe në Klan Kosova.
Mbase, ky gabim i Vanesës ndikon edhe në disponimin e përgjithshëm të erërave veriore dhe disi na zbuten temperaturat në shifrat që i prezantoi sonte ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.