Lajmet e fundit
Holandezi nuk është impresionuar aspak nga sulmet e ish mbrojtësit të Barcelonës dhe ndjen se ai është ende i frustruar për atë që kishte ndodhur në Camp Nou.

Louis van Gaal i është përgjigjur Hristo Stoichkovit pasi ai e pati sulmuar holandezin ditë më parë.
Legjenda bullgare e pati këshilluar Pedron që të mos largohet nga Barcelona sepse holandezi ishte duke e shkatërruar Untiedin siç kishte bërë edhe me Barcelonën.
Por, duket se Van Gaal s’është impresionuar aspak nga sulmi duke e quajtur mëri të vjetër.
“Gjithmonë duhet pasur në mendje kush e ka thënë. Kështu, unë e di pse ai ka thënë fjalë të tilla, që s’më shqetësojnë aspak”.
“Si menaxher duhet ët marrësh vendime. Njëri ndër këto ishte edhe largimi i Sotichkovit nga Barcelona. Prandaj ai flet kështu”.