Lajmet e fundit
Holandezi thotë se vendimet që pritet të merren, si nga Di Maria, ashtu edhe nga De Gea, janë pjesë e një “procesi”, ndërsa pret të takohet me argjentinasin më vonë këtë muaj.

Louis van Gaal ka refuzuar të sqaroj gjërat rreth largimit të mundshëm të David de Geas dhe Angel Di Marias.
Më herët këtë muaj ishte raportuar se Van Gaal kishte hequr dorë nga mbajtja e De Geas në Old Trafford, ndërsa Jorge Mendes këtë javë fluturoi për në Paris, për të diskutuar një lëvizje të mundshme të Angel Di Marias drejt PSG.
Por, megjithëse ishte shumë i prerë në fjalët e tij, kur tha se Victor Valdes do të largohej këtë verë, Van Gaal u tregua i paqartë kur foli për të ardhmen e dy nga aseteve të tij më të mëdha.
“Mbetet të shihet”, tha shefi i United.
“Në futboll gjithçka është proces. I tillë është për Di Marian, si edhe për Unitedin”.
“Mbetet të shihet, por unë llogaris në të”.
“Ndërsa sa i përket De Geas, mendoj se nuk mund të bëhen shumë pyetje”.
“Poashtu, nuk mund të them nëse United do të nënshkruajë me Romeron sepse është proces”.
“Nuk e di a do të qëndroj De Gea. Ndoshta!”.