Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i majtë i Southampton pati probleme serioze në vitin e parë në Old Trafford, por është paraqitur rregullit në parasezonin e sivjemë.

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal ka thënë se sivjet është viti i shkëlqyimit të Luke Shaë në Premier League.
Shaw pati probleme në sezonin e tij të parë në Old Trafford, me lëndime dhe probleme tjera fizike, duke arritur të luajë në vetëm 16 ndeshje, pas transferimit të tij shumë të përfolur nga Southampton.
Por, trajneri i tij mendon se sivjet Shaw do të jetë ndër më të mirët në Premier League.
“Luke Shaw është talent i madh”.
“Është i ri dhe nuk ishte e lehtë për të që të ambientohej tek United pas transferimit nga Southampton”.
“Prandaj, unë mendoj se sivjet ai do të shkëlqejë”.
“Ai është vetëm 20 vjeçar. Sa të tillë luajnë në Premier League?”