Lajmet e fundit
Trajneri holandez i Manchester United, Louis van Gaal i ka bërë me dije sulmuesit të tij, Robin van Persie se duhet të punojë më shumë në fitnes për të pasur sukses në sezonin e ri.

Ai ka thënë se Persie nuk do të jetë zgjedhja e tij në sulm nëse ai nuk punon më shumë, kështu e ardhmja e tij në skuadër mund të vihet seriozisht në dyshim.
Holandezi ka vetëm edhe një vit në kontratën me klubin nga Old Trafford, ndërsa sezonin e fundit realizoi vetëm 10 gola, pasi kishte probleme serioze me lëndime.
Van Gaal raportohet se i ka futur të gjithë lojtarët e skuadrës në disa seanca më të ashpra të fitnesit, ndërsa vëmendjen specifike e ka te Van Persie i cili siç thuhet po ka probleme ende me lëndimin e gjurit dhe do ta ketë shumë të vështirë për t’i përballuar ato.