Lajmet e fundit
Menaxheri i Djajve të Kuq ka thënë se futbolli anglez është i fortë, por që epoka e dominimit të një skuadre ka marrë fund.

Louis van Gaal ka folur hapur para medieve për përballjen me rivalin e madh Liverpool, në 1/16 e finales të Ligës së Europës, të enjten.
Ai ka thënë se të dy skuadrat kanë fituar trofe të shumtë, ndërsa megjithëse luajnë në ligën e dytë më të mirë në Europë për klube, Van Gaal ka thënë se futbolli anglez është i fortë ende.
“Skuadrat tjera luajnë në Ligën e Kampionëve. Por po flasim për United dhe Liverpool që nuk e kanë problem të luajnë në Ligën e Europës”.
“Gjashtë klube nga Anglia luajnë në Europë, është gjë e mirë kjo”.
“Por futbolli është i tillë. Nuk është normale që një skuadër të dominojë për shumë vjet”.