Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se skuadra që drejton ende ka gjasë për të zënë vendin e katërt në Premier League, që do të nënkuptonte pjesëmarrje në Champions League.
Fitorja kundër West Ham dhe ajo kundër Bournemouth do ta kualifikonte United më tej, por nuk ndodhi kështu pas West Ham fitoi 2:1 në një fund dramatik.
Van Gaal ka thënë për Sky Sports se tash nuk varët nga ta, por shpresa ende ekziston.
“Është tregimi i njëjtë, nuk e kemi në duar vet por ka gjasa, ende mund ta zënë Cityn, sepse ata përballen me Sëansea dhe nuk e kanë të lehtë.”
“Me humbjen ndaj West Ham i kemi ulur gjasat, të gjithë ndihen tmerrshëm, por ekziston mundësia ende”, ka thënë Van Gaal, transmeton Klan Kosova.