14.09.2019 · përditësuar para 2513 dite1 min lexim
Menaxheri spanjoll, Ernesto Valverde, ka thënë se komentet e yllit Lionel Messi për të ardhmen e tij në Barcelonë janë keqinterpretuar.
Ai ka treguar se nuk e ka as më të voglin dyshim se futbollisti 32 vjeçar do të qëndrojë me katalunasit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Çdo gjë që thotë ai, njerëzit përpiqen që të ja ndërrojnë kuptimin. Unë mendoj se ai thjeshtë po përpiqej t’i shprehte gjërat natyrshëm dhe nuk mendoj se duhet të shqetësohemi, ka thënë Valverde në një konferencë për media.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.