Lajmet e fundit

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit “Universum”, Alejtin Berisha kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila parasheh që 1500 studentë të këtij kolegji nga të përfshihen në rrjetin e Vala-s apo të jenë pjesë e pakos n’Trip, ndërsa deri në fund të vitit nga ky kolegj n'Tripa ta Valës do të përfshihen në total 3 mijë studentë.
Kjo ofertë paketë së operatorit publik të telefonisë mobile, ka për qëllim përmbledhjen e komunitetit të të rinjve deri në 27 vjec
Pakoja n'Trip, kushton 3 euro dhe përfshin 2 gigabajt internet të shpejtë 3G dhe 4G, biseda pa kufi në grup dhe po ashtu edhe 500 SMS.
Operatori Publik Vala, ka lansuar fushatën me slloganin “Të gjithë po kthehen”, e cila ka për qëllim kthimin e pjesës më të madhe të institucioneve në shërbimet e Vala-s.
Deri më tani në Vala janë kthyer, KEK-u, Aeroporti i Prishtinës, Trepça, Banka Qendrore e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.