Lajmet e fundit
Holandezi pati deklaruar se ish-gardiani i Barcelonës ka refuzuar të luajë për skuadrën e dyte, por Valdes ka qenë i shpejtë në përgjigje.

Victor Valdes i ka kthyer përgjigjen Louis van Gaalit, duke thënë se menaxherit të Manchester Unitedit i mungon respekti.
Van Gaal kritikoi Valdesin në një konferencë për media në Seatle, ku skuadra po stërvitet, duke shpjeguar arsyet pse Valdes mungon atje.
Por, Valdes është përgjigjur përmes një postimi në Twitter, ku ka ndarë një foto nga një ndeshje e skuadrës U-21, ku ai pati luajtur.
https://twitter.com/1victorvaldes/status/621597700199464961
Të mërkurën holandezi pati thënë se “Valdes nuk u thirr sepse nuk përcolli filozofinë e United”.
“Prandaj, kur nuk ndiqet filozofia dhe principet nuk ka tjetër rrugë veç largimit”.
“Për ne ky ishte zhgënjim i madh”.
Valdes pati nënshkruar kontratë 18 muajshe me ‘Djajtë e kuq’, në Janar të këtij viti.