Lajmet e fundit

I dashuri i këngëtares Demi Lovato, Wilmer Valderrama, do t’i bashkëngjitet kastit të aktorëve në serialin “Grey’s Anatomy”, transmeton Klan Kosova.
Ish ylli i “That ‘70s Show” në këtë projekt filmik do ta luajë rolin e personazhit të quajtur Kyle Diaz.
Wilmer nuk është i panjohur për këtë show. E dashura e tij shumëvjeçare Demi, po ashtu kishte marrë pjesë në këtë dramë si e ftuar speciale në vitin 2010, ku e luajti rolin e një pacienteje me një vrimë në daulle të veshit.