Lajmet e fundit

Operatori publik i telefonisë mobile, ka njoftuar se që sot, për konsumatorët janë të gatshëm edhe 100 mijë numra të rinj.
Numrat e rinj të Valës janë me prefiks 045.
Nxjerrja e 100 mijë numrave të rinj, thuhet në komunikatën e dhënë nga zyra për informim, është bërë për shkak të kërkesës së madhe të qytetarëve dhe të bizneseve për të pasur numra të rinj dhe të papërdorur më parë.
Seria e re të numrave të Vala-s, është e disponueshme në çdo pikë shitje të Postave të Kosovës dhe pikave tjera të autorizuara për shitje.