Lajmet e fundit

Telekomi i Kosovës, Vala edhe gjatë këtij sezoni veror do të mirëpresë bashkëatdhetarët në pikat kufitare duke ju ofruar shërbime.
Vala ka filluar me vendosjen e pikave të shitjes (kioska) në pikat kufitare, në mënyrë që bashëkatdhetarët të mund të pajisen me SIM kartela dhe mbushje, menjëherë posa të vijnë në vendlindje, njofton Klan Kosova.
“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpresim bashkëatdhetarët tanë, të cilët në kohët me të vështira dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë. Prandaj, kjo që po bëjmë sot, është veçse një kontribut shumë modest që për qëllim ka lehtësimin e komunikimit gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje”, tha Ushtruesi i Detyrës i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, pas takimit me disa nga bashkëatdhetarë tanë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
SIM kartelat e dedikuara për bashkëatdhetarët janë më të veçanta pasi përmbajnë afat më të gjatë vlefshmërie dhe mundësi më të leverdishme komunikimi me vendet prej nga ata vijnë.
Pikat e shitjes në kufi, Dheu i Bardhë, Merdare dhe Vërmicë, do të jenë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve deri më 15 shtator.
Përveç SIM kartelave për bashkëatdhetarët, nëpër pikat e shitjes në kufi, të gjithë konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë numra të rinj, kartela gërvishtëse e rimbushje, por edhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për pakot Prepaid dhe Postpaid të ofruara nga Vala.