Këngëtarja Vesa Luma ka marrë sot vaksinën anti-COVID-19. Ajo dhe bashkëshorti i saj, hip-hop artisti Big Basta janë vaksinuar me Pfizer Biontech.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes rrjeteve sociale .
Para një jave nëpërmjet një postimi në Facebook, Luma kishte shprehur shqetësimin e saj për vonesën e sjelljes së vaksinave në Kosovë.
“Sa herë më vjen notifications që kanë postuar politikanët tone ne FB –i kam sytë 4 me shpresë që kanë postu për vaksinat- por ncuk... Nana ime po i bën 70 vjeç dhe nuk e din ende nëse do të kete vaksinë për të (lëre me dy doza) deri në shtator minimum..” shkruante këngëtarja e “Jemi dhe s'jemi" në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.