Lajmet e fundit

Mantelbardhët e kujdesit primar të kryeqytetit, që u vaksinuan të martën, patën disa reaksione pas marrjes së kurës.
Të tilla manifestime pati edhe Mjekja Familjare Drita Peqani-Gashi, por të cilat i cilëson si reaksione normale anise deri më tani nuk është prekur nga koronavirusi.
"Reaksione normale, po përgjigjem si profesioniste. Pata temperaturë prej 37.5 - 38 gradë, derisa paraprakisht pata ethe, dhimbje të trupit e eshtrave, por që kaluan pas dy ose tre orëve", tregoi ajo.
Reaksione të tilla nuk pati edhe doktoresha Zarife Gashi. Ajo tregon se ka qenë e infektuar me COVID-19 gjatë muajit shkurt.
"Përveç dhimbjes së dorës, që është normale pas marrjes së vaksinës, të tjera reaksione nuk kam pasur - as ethe, as temperaturë", tha Mjekja Familjare në QKMF të Prishtinës.
Mirëpo, që të dyja këto apelojnë te kolegët e tyre dhe qytetarët të imunizohen dhe të mos kenë frikë.
Teksa edhe drejtuesi i Drejtorisë së Shëndetësisë në kryeqytet, Bujar Gashi, tregon se punonjësit të cilët janë vaksinuar deri më tani kanë raportuar për reaksione që hyjnë në ato të zakonshmet.
Ai ka konfirmuar se asnjë nga punëtorët shëndetësorë që është vaksinuar deri më tani nuk ka pësuar ndonjë komplikim.