Vaksinimi i njerëzve kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rezultuar të jetë një "aleat i jashtëzakonshëm" në uljen e rasteve të reja me këtë virus.
Në javën e kaluar, SHBA-të kanë pasur mesatarisht rreth 31 mijë e 200 raste të reja me COVID-19 teksa kjo konsiderohet si mesatarja më e ulët që nga qershori i kaluar dhe më pak se gjysma e asaj që ishte vetëm një muaj më parë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht 614 vdekje nga COVID-19 gjatë javës së kaluar, më pak se një e treta e mesatares që ishte tre muaj më parë, sipas të dhënave të Johns Hopkins.
"Ne po fitojmë luftën kundër virusit dhe kemi nevojë që ju të na ndihmoni të përfundojmë punën", tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, në një konferencë të martën.
"Rastet po ulen, vdekjet po bien, shtrimet në spital po bien, vaksinat po rriten," tha Dr. William Schaffner, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt.
Rreth 47.7 përqind e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve teksa rreth 37.5 përqind e popullsisë janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.