Lajmet e fundit

Gjatë aksionit të sotëm të policisë në fshatin Vaksincë të Kumanovës, në pesë prej gjithsej 11 objekteve janë zbuluar 128 migrantë nga Siria, Iraku dhe vendeve të tjera të Lindjes së Afërt dhe një 68 vjeçar nga Vaksinca, i cili është kërkuar me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg për vepër të kryer penale "vrasje".
Sipas njohurive të deritanishme, pronarët e objekteve i kanë marrë migrantët duke u kërkuar atyre qira prej 1.500 eurosh në muaj, varësisht nga ajo se për çfarë objekti bëhet fjalë, ndërsa në rastet kur vetë i kanë pranuar migrantët ilegalë, u kanë paguar prej 5 deri më 10 euro vetëm që të gjejnë strehim në objekt, pa u dhënë krevat, raporton Zhurnal.