Lajmet e fundit

Një aeroplan i posaçëm që mbante vaksinat kundër Ebola u ul në Guine të hënën në mbrëmje.
Një stuhi pluhuri në Sahara e detyroi avionin të ulej të dielën kur devijoi për në Senegal.
Vaksinimet do të fillojnë të martën në kryeqytetin e Guinesë, Conakry. Shumica e 11,000 dozave do të merren në qytetin jug-lindor të N'Zerekore.
Pesë persona kanë vdekur kohët e fundit atje nga Ebola.
Është shpërthimi i parë i Afrikës Perëndimore të etheve hemorragjike vdekjeprurëse që nga viti 2016, transmeton Klan Kosova.