Lajmet e fundit

Sipas hulumtimit të qeverisë amerikane, vaksina kundër virusit Zika do të jetë e gatshme këtë vit.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, shpreson të fillojë testimin e vaksinës së ADN-së në shtator, transmeton Klan Kosova.
Rreth 100 amerikanë janë diagnostifikuar me virusin Zika pasi që ishin kthyer në ShBA nga vendet e prekura me këtë virus.
Shkencëtarët në këtë institut kanë ndihmuar edhe në zhvillimin e vaksinës kundër Ebolës.
Tani ata janë duke provuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Zikan, me një fokus të veçant tek gratë shtatëzëna.