23.04.2019 · përditësuar para 2639 dite1 min lexim
Testimi i vaksinës së parë të malaries në botë për të mbrojtur fëmijët do nisë në Malawi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Vaksina RTS, S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, që përhapet nga kafshimet e mushkonjave.
Eksperimentet më parë kanë treguar se 40% e fëmijëve të moshave 5-17 muajsh që vaksinoheshin ishin të mbrojtur.
Rastet e malaries janë duke u rritur përsëri pas një dekade suksesi në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse.
Sipas shifrave më të fundit vjetore, rastet globale të malaries nuk po bien, duke shkaktuar shqetësime rreth rilindjes së saj.
"Ky është një moment historik për vaksinimet, kontrollin e malaries dhe shëndetin publik", tha për BBC Dr Kate O'Brien, Drejtoreshë e Imunizimit dhe Vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Më shumë se 90% të të prekurve që ishin infektuar dhe 435.000 të vdekurit janë nga Afrika. Fëmijët janë veçanërisht të prekur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.