Sociologia, Ambera Kelmendi e ftuar në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova ka komentuar tendencën e grave të Gen Z të cilat po zgjedhin "jetën e amvisërisë" mbi suksesin e karrierës.
Kelmendi tha se dinamika e madhe e jetës mund të ketë bërë që vajzat e reja të stepen duke kërkuar lumturi në forma të tjera, raporton KlanKosova.tv.
"Dinamika e madhe e jetës ka bërë që të stepen pak mbrapa dhe të gjejnë diçka që të gjejnë lumturi mesatare të jetës. Nuk mendoj që zgjedhja e duhur që pas përfundimit të shkollimit të mesëm direkt të bëhesh nënë, ose është një hendek i madh prej familjes tradicionale dhe kalimi në sistem tjetër të vlerave, konsideroj që duke dëgjuar se si kemi kaluar në familje tradicionale në bashkësi, konsideroj që e kanë një lloj nostalgjie dhe dojnë ta përjetojnë atë se si është", tha Kelmendi.
https://www.youtube.com/watch?v=ZnPMtWnuO0U
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.