Lajmet e fundit

Amerikanja Julie Holland e cila ishte me pushime në Nice të Francës bashkë me dy vajzat e saj ka rrëfyer për skenat që pa atje pas masakrës së mbrëmshe ku një franko-tunizian mbyti me kamion 84 persona.
Ajo tha për The Guardian se fillimisht pa kamionën që po lëvizte me shpejtësi të madhe në mes të turmës.
"Ne dëgjuam britma dhe njerëzit filluan të ikin brenda restorantit " tha ajo "Ne u fshehëm në kuzhinë prapa sobës"