Lajmet e fundit

24-vjeçarja Montana Brown, ishte diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit jo njëherë, por dyherë si fëmijë.
Shoku i parë i erdhi kur ajo ishte vetëm dy vjeç. Prindërit e çuan atë në Qendrën e Kancerit në Atlanta Gjeorgji, ku pas një viti me kimioterapi ajo fatmirësisht u shërua. Vazhdoi të kishte një fëmijër normale dhe të lumtur deri në diagnostikim e radhës, kur kanceri iu kthye kur ishte 15-vjeç.
Ajo u kthye përsëri në qendrën e njëjtë për më shumë kimioterapi, dhe përsëri ia doli. Këto beteja të vështira që ajo i luftoi dhe iu mbijetoi e frymëzuan atë për t'u bërë një infermiere.
“Infermieret këtu ishin jashtëzakonisht të dashura dhe të kujdesshme. Dashurinë që ma dhanë mua dhe familjes sime, me të vërtetë më ndihmoi”, tha ajo për ABC.
Tani, Montana është duke punuar si infermiere. Ajo beson se përvojat e saj të vështira personale me kancerin mund ta ndihmojnë atë të krijojë një lidhje të veçantë me fëmijët që luftojnë kancerin, duke u bërë burim shprese dhe frymëzimi për ta./klankosova.tv

