Lajmet e fundit

Në romanin “Vajza që le pas”, të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturo një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t’u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore.
Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, kur e var në mur atë pikturë.
Por Lufta nuk mbaron aq shpejtë sa shpreson çifti dhe Sen Peroni pushtohet nga ushtarët gjermanë.
Ata e marrin në zotërim hotelin dhe e detyrojnë Sofinë dhe motrën e saj të gatuaj për oficerët.
Moyes përshkruan vuajtjet e fshatit nën sundimin e ashpër gjerman dhe ankthin në rritje të Sofisë larg burrit.
Kur një komandant gjerman shpreh simpati ndaj Sofisë dhe mirëkuptim për gjendjen e saj (ndoshta dhe dëshirë për vetë Sofinë), ngrihen pyetjet të ndërlikuara për frikësimin, detyrimin dhe atë çfarë mund të quhet bashkëpunim.
Aty nga gjysma e librit “Vajza që le pas”, Moyes e ndërpret historinë e Sofisë për të kaluar në kohën e sotme, me Liva Halstonin, një vejushë e re në Londër. Burri i ndjerë i Livës, Davidi, i kishte dhuruar një pikturë për martesë – dhe kjo pikturë ishte rastësisht portreti i Sofisë, që tani quhet “Vajza që le pas”.
Si i ra në dorë Davidit kjo pikturë? Ku ishte fshehur 90 vjet? Dhe, pyetja më e madhe nga të gjitha: Kujt duhet t’i përkasë? Pasardhësit e Eduard Lëfevrit pretendojnë të rimarrin pikturën dhe e paditin Livën në gjyq, në bazë të Konventës së Katërt të Gjenevës të vitit 1949, që ndalon grabitjen e pronave civile gjatë kohës së luftës.