Lajmet e fundit

Me sa duket, Justin Bieber ka një vajzë të re misterioze. 21 vjeçari ka zgjuar shumë kërshëri te fansat e tij të dielën, kur e publikoi në instagram një fotografi të tijën pranë një vajze që s’po e njeh askush.
“Zoti e di”, ka shkruar ai në fotografi, fotografi kjo që s’e zbulonte fytyrën e saj, mirëpo linte që të vërehej vetëm këmba e saj e djathtë.
Kjo fotografi u pasua me shumë komente të fansave e ndjekësve të Justin me pyetjen “Kush është kjo”.
Vajza misterioze mund të jetë e dashura e re e tij, edhe pse para pak ditësh ai publikoi në instagram fotografi të vjetra të ish të dashurës së tij Selena Gomez. Mirëpo edhe pse ato imazhe u publikuan nga Bieber, një burim i afërt i tyre ka thënë për gazetën People se dyshja e famshme nuk e kanë në plan ribashkimin, transmeton Klan Kosova.