20.12.2018 · përditësuar para 2765 dite1 min lexim
Një vajzë e cila ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Ebola-s kur ishte vetëm gjashtë ditëshe ka mbijetuar, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos.
Nëna e vogëlushes Benedicte ishte e infektuar me Ebola dhe ka ndërruar jetë gjatë lindjes.
Benedicte ka shfaqur simptomat më vonë dhe më pas u është nënshtruar tretmanëve të vazhdueshme përgjatë pesë ditëve që i ndihmuan të qëndrojë gjallë.
Babai i saj dhe halla e kanë marrë në shtëpi ditën e mërkurë. Babai i saj ishte tejet i emocionuar kur kishte parë të bijën për herë të parë, kanë thënë mjekët.
Ebola është infeksion vdekjeprurës që shkakton temperaturë të lartë, të vjella, diarre dhe gjakderdhje të brendshme. Gjysma e të infektuarve vdesin ndërsa foshnjat kanë gjasat tejet të ulëta për mbijetesë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.