Lajmet e fundit

Victoria Beckham ka treguar se vajza e saj Harper është duke ndjekur hapat e saj në rrugën e modës.
Ish anëtarja e grupit Spice Girls ka treguar vazhdimisht për fansat e saj se sa krenare është ajo për familjen e saj e as postimi i saj i fundit në rrjetet sociale nuk është një përjashtim.
Victoria e cila është nëna e Brooklyn, Romeo dhe Cruz ka postuar një snap të vajzës së saj katër vjeçare duke punuar në një manekin për qepjen e rrobave, transmeton Klan Kosova.
“Sikur mami, mami krenare” ka shkruar Beckham.
Kjo nuk është hera e parë që ajo ka treguar se sa krenare është për arritjet e të bijës pasi ajo edhe më herët ka treguar se vajza e saj pavarësisht moshës është një lexuese e mrekullueshme.
Kjo fotografi vjen disa ditë pasi edhe David Beckham kishte postuar një fotografi të të bijës ku ajo shihet se mbante një fanellë sportive të veshur me emrin dhe numrin e babait të saj futbollist.
![Victoria Beckham is really proud of little Harper [Wenn]](http://images.ok.co.uk/1458165074_harper1.jpg)