Lajmet e fundit

Familja Beckham i kanë kaluar pushimet e tyre të verës në Los Angeles, mirëpo Victoria, David e katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, shtëpinë e kanë në Londër që tri vjet.
Duke pasur parasysh se shkolla po fillon, familja gjashtë antarëshe është parë me një ton valixhesh në aeroportin e Los Angeles-it, të hënën mbrëma, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
David po i printe familjes, duke mbajtur për dore të voglën Harper, e cila dukej më e lezetshme se kurrë me flokët e saja të bardha e të gjata.
Futbollisti në pension, i kishte duart plot lodra të vajzës dhe po e mbante edhe çantën e saj.
Harper dukej shumë bukur në një fustan të bardhë, që e kishte kombinuar me një palë sandale të bardha e po ashtu po e mbante një kukull në krahë.
Tërë vëmendjen e David, e kishte vetëm ajo siç ndodh shpesh në paraqitjet publike të familjes.



