Lajmet e fundit

Vajza e vetme e Michael Jackson, Paris, ka thënë se ajo beson fuqishëm që babai i saj është vrarë.
Mbreti i popit vdiq në vitin 2009 dhe sipas mjekut të tij, Conrad Murray, ai ndërroi jetë për shkak të mbidozës me drogë.
Por Paris, tani në një intervistë në Rolling Stones, ka thënë se ka më shumë nga historia e vdekjes së tij, transmeton Klan Kosova.
“Ai më la të kuptoja që ka disa njerëz jashtë që dëshirojnë ta marrin. Në një pikë ai thoshte që ata do të më vrasin një ditë”.
Kur u pyet nga gazetari se nëse mendon që babai i saj u vra, ajo u shpreh që “absolutisht beson në këtë gjë”.
“Është e qartë. Të gjitha të tregojnë këtë gjë. Duket si një teori konspirative.. por të gjithë fansat e vërtetë të tij dhe secili në familjen tonë e di këtë gjë. Pra që ishte një organizim”.
Më pas vajza e mbretit të popit, ka thënë se shumë persona e kanë dashur të vdekur babain e saj, ndonëse ajo nuk ka folur për emra konkret dhe nuk e ka implikuar mjekut e babait të saj në këto akuza.