Lajmet e fundit

Bukuroshja Tamera Mowry, i ka postuar dy fotografi të reja të vajzës së saj Ariah në Instagram, dhe përdoruesit e internetit nuk mund të ngopen nga sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafeje.
Ylli i Sister, Sister e mirëpriti në këtë botë fëmijën e saj të dytë në korrik më bashkëshortin e katër vjetëve, Adam Housley. Çifti e ka edhe një djalë tre vjeçar me emrin Aden.
Në një intervistë të fundit, Tamera e ka përshkruar stilin e saj të prindërimit si “ të miksuar, por shumë tradicional. E lejoj tim bir të ketë hapësirën e tij dhe të jetë i pavarur. Jam një nënë me tradita të vjetra – ai mund të luajë në pluhur dhe në rërë. Koha e argëtimit është shumë e rëndësishme për familjen time”.
https://www.instagram.com/p/BAdlfu-s8Tr/?taken-by=tameramowrytwo
https://www.instagram.com/p/BAdkWHZs8RV/?taken-by=tameramowrytwo