Lajmet e fundit

Jimmy Kimmer është një baba për t'u admiruar, transmeton Klan Kosova.
Ylli i "Jimmy Kimmel Live" më në fund i është bashkangjitur rrjetit social "Facebook" të premten, dhe e ka shpërndarë me ndjekësit e tij një fotografi me vajzën e tij Jane, ku shihet komediani duke i buzëqeshur kamerës, derisa vajza e tij e lezetshme qëndronte mbi supet e tij.
Jimmy dhe gruaja e tij Molly McNearney e kanë mirëpritur vajzën e tyre në qershor të vitit 2014, dhe mund të themi se ajo përfundimisht duket si një miks perfekt i prindërve të saj.
Vogëlushja 15 muajshe është fëmija i tretë për komedianin, ndërsa e para për Molly.
Jimmy e ka një vajzë të quajtur Katie, dhe një djalë me emrin Kevin, me ish gruan e tij Gina Kimmel.