Lajmet e fundit

Të jesh pjesë e grupit të njohur OTR, të drejtuar nga Noizy e të ndjekur nga emra si Varrosi, Lil Koli e të tjerë, nuk është aq e lehtë sa ç’duket. Por, Keisi Medini, apo vajza e këngëtarit të famshëm, Sabiani ia ka arritur që në një kohë kaq të shkurtër të fitojë zemrat e antarëve të grupit e të jetë pjesë e OTR.
Sot, Keisi feston ditën e saj të lindjes dhe torta e festës ka vërtetuar atë që deri më sot ishte me pikëpyetje…A është apo jo bukuroshja pjesë e grupit?
Keisi ka postuar në Instagram një foto të tortës, mbi të cilën shkruhet: “Në këtë ditë ka lindur një mbretëreshë. Keisi! OTR” dhe shkrimi është shoqëruar me një mikrofon e kurorë, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova.
Pra, Medini është zyrtarisht antare e labelit OTR! Epo, urime dyfish Keisi!
