Lajmet e fundit

Vajza e helmuar e agjentit rus Sergei Skripal, Yulia Skripal, është liruar nga spitali.
33 vjeçarja u largua nga Spitali i Qarkut në Salisbury këtë hënë dhe është dërguar në një vend të sigurt, theksojnë mediat e huaja, njofton Klan Kosova.
Por, sipas punonjësve të spitalit ky nuk është fundi i trajtimit të saj.
Sergei Skripal, babai i saj 66 vjeçar mbetet ende në spital dhe po "shërohet më ngadalë se Julia".
Mjekët shpresojnë se ai do të lirohet nga spitali në kohën e duhur, njofton Klan Kosova.
Dyshja u dërgua në spital më 4 mars pasi u helmuan nga një sulm me lëndë nervore toksike Novichok.