Lajmet e fundit

Vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, Lily-Rose Depp, së fundmi është duke korrur suksese të mëdha në industrinë e modës.
16 vjeçarja është duke u kërkuar shumë nga market e njohura të modës, transmeton Klan Kosova.
Lily-Rose Depp, të martën është fotografuar dhe nuk kishte vënë fare grim, por dukej shumë bukur.
Modelja ka folur para ca kohësh se si është të rritesh me dy prindër të famshëm.
“Është e komplikuar kur je në moshën time, dhe tenton të bësh gjëra normale që bëjnë adoleshentët por më pas qendra e vëmendjes është që je vajzë e të famshmëve”.
Kjo është një kohë shumë e ngarkuar për modelen që së fundmi është bërë aktore, ajo tani është duke luajtur në filmin horror, Yoga Hoseres, që do ta ketë premierën në Sundance Film Festival.