Lajmet e fundit

Si e bija e Beyonce dhe Jay Z, ajo ka filluar të ndjekë shumë ngjarje të mëdha muzikore.
Mirëpo kësaj radhe ishte Blue Ivy ajo që mori qendrën e vëmendjes në mbrëmjen e ndarjes së cmimeve Grammy, duke u prezantuar tejet e këndshme në një kostum ngjyrë rozë të markës Gucci që vlen hic më pak se 3000 dollarë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
E ulur në rreshtin e parë bashkë me babain e saj, ajo po bënte tifo për nënën e cila shtatzënë me binjakë, performoi në skenën gjigande të kësaj ngjarjeje të madhe muzikore.
Ajo ishte e rrethuar me artistë të mëdhenj si Jennifer Lopez dhe John Legend, po dukej fare e paimpresionuar nga ata.
Sidoqoftë, bashkë me vogëlushen 5 vjeçare ishte edhe gjyshja e saj Tina, e Blue dukej shumë e turpshme derisa komediani James Corden tentoi t’i prezantohej.

