Lajmet e fundit

Vajza e vetme e Michael Jackson, Paris Jackson, ka qenë gjithmonë një vajzë e bukur.
Por që nga hera e fundit kur ka dalë në publik në vitin 2009 kur edhe humbi babain e saj, ajo është transformuar tani në një grua shumë të bukur.
Nuk është e lehtë të jesh vajza e Mbretit të Popit, dhe që prej vdekjes së tij ajo ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.
Madje Paris, ka tentuar që të vrasë vetën në vitin 2013, transmeton Klan Kosova.
Por tani si duket adoleshentja e ka rimarrë veten, dhe bukuroshja sykaltërt ka marrë vëmendjen e përdoruesve të rrjetve sociale me bukurinë që posedon.