Lajmet e fundit

Ajo ishte vetëm 12 vjeçare kur u bë e njohur për globin, si ‘’Vajza Afgane’’ e cila ishte imazh i revistës së famshme National Gographic në vitin 1985.
Fotografia u bë nga syri artistit amerikan Steve McCurry, ku vajza me sy të gjelbër bëri për vete shumë zemra në mbarë botën, me pamjen e saj të mahnitshme derisa mbante të mbuluar një pjesë të kokës së saj, përcjellë Klan Kosova.
Muajin e kaluar vajza sygjelbër, Sharbat Gula, është arrestuar mbi akuzat për të jetuarit në Pakistan me dokumentacione të rreme të identitetit.
Ajo është mbajtur në burg në Peshavar, ndërsa ditën e premte gjykata ka marrë vendimin për ta deportuar nga Pakistani.
Gula është urdhëruar të qëndroj në burg për 15 dite dhe të paguaj një gjobe prej 1,000 dollarësh për falsifikim të dokumenteve.
Deportimi i saj për në Afganistan do të behet ditën e hënë më 7 nëntor.