Lajmet e fundit

Fakti që ekzistojnë vajra të ndryshme, për të shëruar dhe kuruar, daton qysh nga kohërat e lashta.
E në vitet e fundit këto produkte të vlefshme, në të gjitha format e tyre, janë bërë edhe më të vlerësuara.
Prandaj ne sot kemi vajra pothuajse për të shëruar të gjitha pjesët e trupit, ndër më të kërkuara janë: vaj argani, jojojba, ulliri, bajame, vaj kokosit.
Vajrat janë përdorur si përpërbës në lëkurë dhe kujdesit të flokëve si produkt, por për këto përdorime kanë qenë më të përhapura vajra minerale të cilat janë të diskutueshme.
Vaji mineral është një përbërës i lirë që është kritikuar gjerësisht për shkak se ajo tenton të bllokoj poret dhe të bëjë lëkurën e vdekur.
Pema marokene e arganit, mban fryt fara e të cilit piqet dhe formohet një vaj i veçantë, dhe i shtrenjtë.
Proteinat e pasura me këto vajra, i japin lëkurës shkëlqim, dhe rikthen jetën për flokët e thatë dhe të dëmtuar.
Vajra të tillë janë të dobishëm në ushqim si ai i ullirit, vaji i peshkut, e po ashtu të gjithë të tjerat kanë rezultate pozitive në shëndetin e njeriut, disa nga to parandalojnë sëmundje më të rrezikshmet, shkruan Everydayme, transmeton Klan Kosova.