29.06.2016 · përditësuar para 3678 dite1 min lexim
Sezoni i verës është koha kur të gjithë përpiqen që të mbrohen sa më shumë sa i përket irritimeve të ndryshme të lëkurës apo rrezeve të dëmshme të diellit.
Karrota është një ilaç natyror kundër acarimit të epidermave, pezmatimit të lëkurës apo skuqjes.Përdorimi i vajit të karrotës është zgjidhja efikase, si për të marrë ngjyrë ashtu edhe për të ushqyer lëkurën tuaj përmes masazhimit të saj.
I pasur me vitaminë A, vaji i karrotës e mbron lëkurën nga çdo lloji irritimi duke e zbutur dhe duke e bërë atë tepër elastike.
Sipas studiuesve, vaji i karrotës është cilësuar si një produkt kundër plakjes, pasi e bën lëkurën më të shëndetshme, ka efekt hidratues dhe qetësues.
Ky lloji vaj është i këshillueshëm veçanërisht për lëkura të thata. Gjithashtu është i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve tuaj. Ju mund ta aplikoni në formë maske dhe rezultatet do të jenë të dukshme./10minuta
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.