Lajmet e fundit

Njëra ndër periudhat më të bukura për një grua është ajo e shtatëzanisë.
Koha kur fillon që të ndjesh ndryshime në trup, transmeton Klan Kosova, mirëpo, është pikërisht kjo periudhë kur duhet që ti kushtojmë më shumë vëmendje trupit tonë.
Sipas një studimi të ri në Spanjë, gratë shtatëzëna duhet me patjetër që të bëjnë ushtrime fizike.
Kjo sepse nga mungesa e ushtrimeve fizike gjatë shtatëzanisë, mund të rrezikohemi nga lindja parakohe.
Mirëpo gjithashtu mund të fitojmë edhe sëmundje të tjera që do të jenë më afatgjate, si hipertensioni e diabeti.
Përveç nënave pasoja mund të ketë edhe në fëmiun, të cilët kanë më shumë gjasa për t’u bërë me mbipeshë.
Studimi i ka marrë për mostër, gratë shtatëzëna që janë stërvitur, dhe gra shtatëzëna që nuk kanë bërë ushtrime fizike.
Në studim ishin të involvuar 2800 gra, dhe kanë arritur në përfundim që stërvitjet gjatë shtatëzanisë e ulin rrezikun prej diabetit gestational për më shumë se 30 përqind.
“Nuk duhet që gratë shtatëzëna të frikësohen nga stërvitjet”
“Kjo sepse stërvitjet që i kemi bërë në këtë hulumtim,kanë pasur efekte positive në shëndetin si të nënës ashtu edhe të fosnjës”, u shpreh kryesuesja e këtij hulumtimi, Gema Sanabria-Martinez.