Lajmet e fundit

Meshkujt e bardhë që ushtrojnë së paku shtatë orë e gjysmë në javë janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet në zemër se sa ata që ushtrojnë mesatarisht, zbulon një studim i ri, shkruan Daily Mail.
Hulumtuesit në Chicago vlerësuan formulat e ushtrimit përgjatë 25 vjetëve, dhe arritën në këtë zbulim befasues që njerëzit e bardhë shumë aktivë janë 86% më të prirur që të përjetojnë një stemë në arteriet e zemrës në moshën e tyre të mesme.
Por kjo nuk vlente edhe tek meshkujt me ngjyrë, zbuluan ata.
Ekipi nga Universiteti i Illinois në Chicago dhe Kaiser Permanente shikuan trajektoret e aktivitetit fizik të 3 mijë e 175 pjesëmarrësve në një studim afatgjatë CARDIA, dhe vlerësuan prezencën e CAC-it (kalcifikimin e arteries koronare).
Doktoresha Deepika Laddu, profesore asistente e terapisë fizike në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara UIC tha që kishin pritur të shohin që nivelet e larta të aktivitetit fizik përgjatë kohës do të lidheshin me nivele të ulëta të CAC-it.
Sidoqoftë, ata kishin gjetur që në nivelin më të lartë të ushtrimeve nuk kishte rrezik ekstra për meshkujt me ngjyrë, por një rrezik prej 86% për meshkujt e bardhë.
Prezenca dhe sasia e CAC-it është një shenjë paralajmëruese te mjekët që pacienti mund të jetë në rrezik që të sëmuret nga sëmundjet e zemrës dhe duhet ta marrin në konsideratë kujdesin parandaluese.