Lajmet e fundit

Ushtria siriane ka rimarrë kontrollin në një rrugë e cila ishte e vetmja rrugë që nuk ishte nën kontrollin nga ana e qeverisë në qytetin e Aleppos dhe ndante qytetin në dy pjesë, raportojnë mediat shtetërore.
Ushtarët kanë zmbrapsur militantët e Shtetit Islamik të cilët kishin zënë rrugën nga Aleppo drejt qyteteve Khanaser dhe Ithriya muajin e kaluar, televizioni shtetëror ka thënë,raporton BBC,njofton Klan Kosova.
Observatorit britanez më bazë në Siri për të drejtat e njeriut kanë konfirmuar raportin.
Aleppo ka qenë i ndarë në dyshë që nga viti 2012, me qeverinë që ka kontrolluar pjesën perëndimore dhe rrebelët e ISIS-it pjesën lindore.