Lajmet e fundit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli njoftonte sot në profilin e saj në Facebook se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në një veprim "jetik për banorët e fshatit Sutaj në Prrenjas."
Sipas Kodhelit “Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur shpërthimin e masivit shkëmbor që rrezikon pronën dhe banorët e fshatit Sutaj, të evakuuar plotësisht”.
“Terreni i thyer ka bërë që të lidhur, xhenierët t’i ngjiten malit me pajisjet në krah për të arritur qëllimin: sigurimin e banorëve dhe pronës së tyre. FA janë gjithmonë aty, në ndihmë të qytetarëve!”, – e përfundonte njoftimin e saj ministrja./Mapo





